About us

Kosovo Youth Orchestra

Historia

Orkestra e të Rinjve të Kosovës (ORK) / Kosovo Youth Orchestra (KYO) është themeluar në vitin 2009 dhe që nga themelimi i saj, janë mbajtur shumë koncerte të suksesshme, duke përfshirë mbi 50 sosh. KYO përveç koncerteve brenda vendit dhe Shqipërisë, si: Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Istog, Tiranë, Bajram Curr, Pukë, etj., është prezantuar edhe jashtë vendit, si: Itali, Zvicër dhe së fundi në Beigjikë, gjegjësisht në qytetin Neerpelt, ku ne si orkestër ishim pjesë e Festivalit Europian për Muzicientë të Rinj EMJ "European Music Festival for Young People".

Koncertet e KYO-së, zakonisht përfshihen në një turne koncertesh që përfshijnë çdo vit qendra të ndryshme në Kosovë.

Aktivitet tjetër tejet i veçantë i kësaj orkestre është edhe Kampusi Verorë, i cili tanimë është bërë tradicional.

Çdo Verë mblidhen më shumë se 50 pjesëmarrës (nxënës, studentë e muzicientë) nga të gjitha trojet shqipëtare, duke u vendosur në Bjeshkët e Rugovës, apo në ato të Novobërdës siç ishte Kampusi i fundit dhe, për një javë të tërë bëhen prova instensive, vizitohen pjesë të bukura të bjeshkëve apo monumente historike, mbahen Punëtori (Workshop) dhe si rezultat i fundit është Koncerti, që zakonisht mbahet në Prishtinë. Orkestra e të Rinjve të Kosovës ka një program kryesisht të literaturës së muzikës klasike botërore, por pa anashkaluar edhe atë shqiptare.

Koncertet e KYO kanë për qëllim interaktivin në mes të muzicientëve të rinj nga Kosova dhe jashtë saj.

Kjo orkestër, ka pasur gjithmonë numër të madh muzicientësh, numër ky që ka kaluar edhe shifrën 200, të vetëm atyre nga Kosova