Kampi (Kampusi) Muzikor / MusiCamp, Solid - Suhareke, 2018

Ky aktivitet tanimë tradicional, këtë vit zuri vend në muajin Tetor, gjegjësisht prej 8 deri 13 Tetor, në Hotel/Pishina SOLID në Suharekë.

Aktiviteti ynë mblodhi rreth 45 instrumentistë te moshave të ndryshme, duke përfshirë: Nxënës, studentë dhe si zakonisht anëtarë të Filarmonisë së Kosovës.
Ky aktivitet, si zakonisht ka për qëllim punën intensive në grup, anën pedagogjike, inkorporimin në mes instrumentisteve, etj. etj. dhe si rezultat i kësaj pune, ne arritëm të realizojmë 2 koncerte të suksesshme: njeri ne Gjakove dhe ai final në Prishtine.

Pas një pune intensive (5 ditore) në Program arritëm të luajmë vepra me kërkesa të mëdha si:
Bach - Koncerti për 2 Violina, ku soliste të këtij koncerti ishin vëllezërit Fanaj, të cilet pa reshtur ndihmojnë Orkestrën e të Rinjve,

Vivaldi - Koncerti për Flaut dhe Violinë, ku soliste ishin 2 anëtare të pandashme të Orkestrës, Zana Abazi dhe Vlora Çitaku, ndërsa shtyllë e këtij programi ishte:

Rachmaninov - Koncerti për Piano dhe Orkestër, Nr. 2, C Moll, ku soliste e këtij koncerti ishte pianistja dhe njëherit mbështetësja e pandashme e Orkestrës se te Rinjve, Chantal Greiner.