Hajrullah Syla

Hajrullah Syla (L. 4 Nëntor 1991 - Vushtrri, Kosovë) kompozitor dhe dirigjent Kosovar.

Syla studioi kompozimin me Mendi Mengjiqi në Universitetin e Prishtinës, nga viti 2010 gjer në vitin 2014, po ashtu në vitin 2013 ai filloi studimet për dirigjim me Bajar Berisha pranë të njëjtit Universitet.
Si kompozitor dhe dirigjent është paraqitur në vende të ndryshme si: Kosovë, Shqipëri, Gjermani, Bullgari, Turqi, Belgjikë, Amerikë.
Ai gjithashtu është paraqitur si dirigjent me Orkestra të ndryshme si: Filharmoninë e Kosovës, Orkestrën e të Rinjëve të Kosovës, Orkestrën kamertale “Rexho Mulliqi” etj…
Në vitin 2015 ai ishte fitues i Berlin Audition2015 që organizohet nga Spectrum Concerts, ku në vitin 2016 dy nga veprat e Sylës janë interpretuar në Berliner Kammermusiksaal, njëra për solo klarinet in Bb dhe tjetra për grup kamertal.
Ai ka mbajtur master-klasë me dirigjentë si: Toshio Yanagisawa, Rene Gulikers,
John Armstrong, Nathalie Marin etj., gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në ACDA Konferencë në USA, EAS Konferencë në Lituani dhe është fitues i dy bursave nga MM-University – USA.
Veprat e tij përfshijnë: Trio për Piano, Duo Violinë dhe Celo, Kuintet pianistik,
Color Sextet për Piano, Kuartet Harkor Nr.1,Vepra Korale
Overturë për Orkestër Simfonik, Koncertino për klarinet in Bb dhe Orkestër kamertal, Koncert për Violinë dhe Orkestër Simfonik etj...
Në vitin 2012 Syla ka formuar Ansamblin vokal Attacca i përbërë nga 16 vokalist. Që nga viti 2012 ai kryen detyrën e asistent – dirigjentit në Filharmoninë e Kosovës dhe nga viti 2013 kryen detyrën e mësimdhënësit pranë shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.